Thaçi: Nëse aktakuza konfirmohet, me drejtësinë nuk do të përballem nga zyra e presidentit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi u është drejtuar qytetarëve për herë të parë që nga dorëzimi i aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Ku tha se do të japë dorëheqje nga pozita e tij në momentin që aktakuza nga Gjykata Speciale do të konfirmohet.

“Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat”.

“Kosova duhet të sigurojë funksionimin stabil të institucioneve shtetërore, në çdo rrethanë. Në këtë kapitull të ri e të vështirë vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar”.

LEXO EDHE:  107 pacientë me covid-19 të hospitalizuar në Infektivë, 55 me oksigjeno-terapi

Thaçi mes tjerash tregoi se ditëve në vijim do të konsultohet me liderët politikë për hapat e mëtejmë, njofton Klan Kosova

“Kosova është shtet i ri, por udhëheqësit e saj duhet të sillen si burrështetas të vërtetë. Do ta mbaj këtë barrë dhe ta mbroj veten time, luftën tonë për liri, me çdo forcë që kam”, deklaroi presidenti Thaçi.

Presidenti në adresimin e tij deklaroi se nuk do të lejoj që këto akuza të zhvendosin vëmendjen e Kosovës nga marrja e vendit që meriton.