Thaçi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Ju flas si Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Ushtria e Kosovës do të sjellë shumë paqe dhe stabilitet. Ai ka kujtuar faktin se Forcat e Armatosura të Kosovës nuk janë dhe as nuk do të jenë kërcënim kundër askujt, janë dhe do të mbeten professional. “Asgjë e jashtëzakonshme s’ka ndodhur javën e kaluar […]
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Ushtria e Kosovës do të sjellë shumë paqe dhe stabilitet.
Ai ka kujtuar faktin se Forcat e Armatosura të Kosovës nuk janë dhe as nuk do të jenë kërcënim kundër askujt, janë dhe do të mbeten professional.
“Asgjë e jashtëzakonshme s’ka ndodhur javën e kaluar në Kosovë. Ajo që ka ndodhur është vendim i drejtë. Me mission dhe qëllim, nëse Kosova ka bërë gabim është se ka pritur 5 vite pa nevojë për Ushtri. Vendimi për ushtri është i vonuar por asesi i gabuar. Tani, Republika e Kosovës si shtet Sovran dhe i pavarur ka ndërmarrë vendim për ushtri. Më tregoni se çka ka të jashtëzakonshme. Asgjë s’ka në kundërshtim për Ushtri.”, ka thënë ai në mbledhjen e Këshillit të SIgurimit të OKB-së.
Thaçi ka kujtuar faktin se janë mbi 10% të komuniteteve që shërbejnë në kuadër të Ushtrisë.
Presidenti Thaçi nuk la pa përmendur të kaluarën e hidhur të kosovarëve, dhe frikën që kishin dikur nga uniforma e serbëve.
“Populli im dhe unë kurrë nuk do të harrojmë kur përballeshim me vuajtje, ju u shëndrruar në pikë shprese për mijëra të zhdukur. 20 mijë gra të dhunuara, njerëz të vrarë. Ju ishit zëri ynë kur na mungonte një i tillë”
“Sot ndodhemi këtu dy dekada pas luftës së përgjakshme, jemi të thirrur në një séancë të jashtëzakonshme në një kohë progresi në Kosovë.
Thaçi ka përsëritur se kjo ushtri do të mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht gjuhës që flasin në shtëpi.