Thaçi: Kushtet e vëna nga Serbia për dialogun, të paarsyeshme

01.02.2019

Dialogu e cila nuk po vazhdon pa u hequr taksa 100% ndaj mallrave serbe, shteti i Serbisë i kishte vënë kusht, Kosovës për vazhdimin e dialogut, ku kushti është të hiqet taksa. Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës kishte thënë disa herë, por ai e përsëriti edhe sot ku tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë […]

Thaçi: Kushtet e vëna nga Serbia për dialogun, të paarsyeshme Foto: Ilustrim

Dialogu e cila nuk po vazhdon pa u hequr taksa 100% ndaj mallrave serbe, shteti i Serbisë i kishte vënë kusht, Kosovës për vazhdimin e dialogut, ku kushti është të hiqet taksa.

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës kishte thënë disa herë, por ai e përsëriti edhe sot ku tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm që të zgjidhen probleme mes dy shteteve, por ai tha se kushetet që janë vënë nga Serbia për vazhdim të dialogut, është e paarsyeshme.

Presidenti Thaçi tha se: “Të gjithë pajtohemi se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo është edhe arsyeja thelbësore pse Kosova ka qenë gjithmonë konstruktive dhe nuk ka ikur nga dialogu. Përvoja e deritashme e Kosovës me negociata është pozitive, duke filluar nga Rambujeja, Vjena, por edhe Brukseli”.

Po ashtu ai tha se: “Dialogu ekzistues për normalizim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian vërtet është zgjatur shumë, por tani kemi një momentum që nuk duhet humbur për ta përfunduar. Dialogu gjithmonë ka qenë i pakushtëzuar nga cilado palë. Ky ka qenë dhe duhet të mbetet ende parimi udhëheqës. Prandaj, është krejtësisht e papranueshme që Serbia e ka kushtëzuar vazhdimin e tij, duke përdorur si pretekst vendosjen e taksës ndaj produkteve të saj”.

“Pikërisht për t’u ankuar kundër kësaj qasjeje destruktive të Serbisë, sot bisedova përmes telefonit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Me këtë rast shpreha shqetësimin tonë për kushtëzimet e paarsyeshme të Serbisë, të cilat pamundësojnë vazhdimin e dialogut. Por, përkundër mirëkuptimit nga ana e saj, mesazhi ishte i qartë: “Dialogu duhet të vazhdojë dhe të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme që pengojnë vazhdimin e tij”

Prandaj, pavarësisht se mund të duket e padrejtë, ne duhet të tregohemi sërish pragmatikë dhe t’i respektojmë këshillat e BE-së dhe të SHBA-së.