Thaçi: Kurtit i mbetet të gjejë partner dhe të bëjë shumicën e mjaftueshme të votohet në Kuvendin e Kosovës

22.01.2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar sonte me të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Thaçi tha se me Grenell do të bisedojnë lidhur me çështjen e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe jo për çështjet e brendshme. “Natyrisht se unë kam nominuar kandidatin për kryeministër, me kërkesën e […]

Thaçi: Kurtit i mbetet të gjejë partner dhe të bëjë shumicën e mjaftueshme të votohet në Kuvendin e Kosovës Foto: President of the Republic of Kosovo. Hashim Thaçi, KEPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar sonte me të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Thaçi tha se me Grenell do të bisedojnë lidhur me çështjen e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe jo për çështjet e brendshme.

“Natyrisht se unë kam nominuar kandidatin për kryeministër, me kërkesën e tij. Kryetarin e partisë së parë tash mbetet partive politke që të punojnë dhe atij personalisht të gjejë partner dhe të bëjë shumicën e mjaftueshëm të votohet në Kuvendin e Kosovës.Ambasadori Grenell është i ngarkuari special për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nga presidenti Trump, nuk është për çështje lokale, të brendshme politike sikur që nuk është asnjë diplomat, qoftë edhe ambasador në Prishtinë për çështjet e brendshme lokale, sepse këto janë çështje të partive politike.Ne do të bisedojmë për çështjet jetike të Kosovës si dhe kultivimin e marrëdhënieve Kosovë-ShBA dhe ky takim ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve Kosovë-Serbi”, deklaroi Thaçi, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se të parit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i mbeten edhe 13 ditë në dispozicion për të propozuar kabinetin qeveritar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për votim dhe formim të Qeverisë.