Thaçi: Kurti financohet nga Irani dhe takohet me njerëz të Putinit

31.03.2018

Thaçi thotë se sa i përket asaj që ka lexuar nga një opinionistë nga Shqipëria, thotë se “akuzat e tyre janë zero dhe janë njerëz dhe zëra të atyre që kanë djegur Shqipërinë në vitin 1997, por këtë në Kosovë nuk do t’ia arrijnë”. Sa i përket lideri të Vetëvendosjes, Thaçi tha se Kurtit iu […]

Thaçi: Kurti financohet nga Irani dhe takohet me njerëz të Putinit Foto: Ilustrim

Thaçi thotë se sa i përket asaj që ka lexuar nga një opinionistë nga Shqipëria, thotë se “akuzat e tyre janë zero dhe janë njerëz dhe zëra të atyre që kanë djegur Shqipërinë në vitin 1997, por këtë në Kosovë nuk do t’ia arrijnë”.

Sa i përket lideri të Vetëvendosjes, Thaçi tha se Kurtit iu ka bërë obsesion emri i tij, prandaj porositi gazetarët që ta pyesin atë [Kurtin] për ekipet e Vetëvendosjes që i çon ai në trajnimin në Stamboll.

“Është mirë t’ju tregoj juve se kush i çon ekipet e tij të rregullta mujore në trajnime në Stamboll. Kush janë atë njerëz që i trajnojnë dhe financojnë këta njerëz të VV-së. Kurti duhet të tregoj edhe kush janë njerëzit nga Irani, që ia financojnë partinë dhe atë personalisht. Për këtë mund t’ju tregojë edhe Glauk Konjufca. Përgjigjen e dinë ata, e di edhe unë. Lë ta dijë edhe populli i Kosovës”, tha Thaçi, raporton Telegrafi.

Më tej Thaçi tha se “Kurti duhet të tregojë edhe për lidhjet e tij me njerëzit e Putinit që janë instaluar në Ballkanin Perëndimor dhe me të cilët takohet nganjëherë në vende të ndryshme të Ballkanit dhe jashtë”.

“Ai njeri është dhe ideatori dhe njerëzit e rrethit të tij themeluesit e organizatës terroriste ‘Syri i Popullit’, që ka përpiluar lista për ekzekutimin e njerëzve në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri”, tha Thaçi, duke akuzuar Kurtin se agjenda e tij përputhet me atë të Serbisë që nga Rambujeja. /Telegrafi/