10.09.2019, 8:51

Thaçi: Kosova në vitin 2025 do të marr pjesë në panairin më të madh ekonomik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Japoni në një vizitë zyrtare. Ku ka zhvilluar takime në Osaka dhe Kyoto.

Presidenti Thaçi ka zhvilluar një takim me përfaqësues të odave ekonomike të Japonisë si dhe me deputetë të Parlamentit japonez që vijnë nga ky rajon.

Në këtë takim, Thaçi ka theksuar se tani është koha që të krijojmë disa shembuj konkret të investimeve japoneze në Kosovë. Ai ka thënë se ambienti i të bërit biznes në Republikën e Kosovës është më konkurrenti në rajon.

“Ne jemi vendi i 40-të në ranglistën e Bankës Botërore për të bërit biznes. Kosova lehtë mund të shndërrohet në një qendër të bizneseve dhe investimeve japoneze që kanë për synim tregun evropian sepse kemi qasje të papenguar në tregun më të madh në botë, atë të BE-së”, ka shtuar ai.

LEXO EDHE:  Kosova mbetet prapa në trajnimet e stafit mjekësor për metodat e reja të punës

Në këtë takim u konfirmua pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në panairin më të madh në botë “Osaka Expo 2025”, ku Kosova ka siguruar një pavion për promovimin e mundësive investive dhe produkteve të bizneseve.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.