Thaçi ka thënë që për sa kohë që ai është president, koalicioni LVV-LDK nuk bëhet

17.01.2020

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në emisionin DPT te Fidani të T7, ka treguar edhe arsyet pse nuk po arrihet marrëveshja LVV-LDK. Selimi ndër tjera ka treguar se presidenti aktual i vendit po bënë të pamundurën që koalicioni mos të arrihet madje sipas tij në praninë e disa miqëve të […]

Thaçi ka thënë që për sa kohë që ai është president, koalicioni LVV-LDK nuk bëhet Foto: Ilustrim

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në emisionin DPT te Fidani të T7, ka treguar edhe arsyet pse nuk po arrihet marrëveshja LVV-LDK.

Selimi ndër tjera ka treguar se presidenti aktual i vendit po bënë të pamundurën që koalicioni mos të arrihet madje sipas tij në praninë e disa miqëve të tij Thaçi ka thënë se sa jam unë në këtë zyre ky koalicion nuk bëhet.

Veq kësaj Rexhep Selimi ka thënë se edhe në vitin 2014, 2017 e me radhë Thaçi ka krijuar opinione se LVV është e lidhur me lindjen, e me shtete të ndryshme.

“Prapa kësaj dezinformate, ku unë përshkruhem si dëshmitar i Gjykatës Speciale, qëndron Presidenti Thaçi”, ka thënë Selimi për presidentin Thaçi.