Masakra e Reçakut Thaçi: Heshtja ndërkombëtare për gjenocidin serb në Kosovë i ka zhgënjyer qytetarët tanë

Sot Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak, ku 21 vite më parë, përkatësisht më 15 janar 1999, forcat serbe në Reçak ekzektuan mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Presidenti Thaçi tha se ky krim makabër zgjoi botën demokratike, e cila deri atëherë ishte kufizuar vetëm në disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku i kërkonin Serbisë që të ndalte dhunën dhe të shmangte rrezikun e një krize humanitare në Kosovë.

Po ashtu Thaçi ka falënderuar ambasadorin William Walker, që gjithmonë popullit shqiptar i qëndroi pranë.

“E falënderoj posaçërisht ambasadorin William Walker, që gjithmonë na qëndroi pranë. Por, nuk mund të mos e shpreh revoltën e qytetarëve të Kosovës që kishin besim të plotë në drejtësinë ndërkombëtare për t’i sjellë kriminelët serbë para drejtësisë dhe për të garantuar drejtësi për të gjitha viktimat”, tha presidenti.

LEXO EDHE:  107 pacientë me covid-19 të hospitalizuar në Infektivë, 55 me oksigjeno-terapi

“Kjo heshtje dhe amnisti ndërkombëtare e gjenocidit serb të kryer në Kosovë i ka zhgënjyer të gjithë qytetarët tanë, veçanërisht familjarët e atyre që më nuk janë në mesin tonë”.

“Sot në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve, me dhimbje të madhe përkujtojmë të gjitha viktimat e krimeve monstruoze të forcave policore dhe ushtarake serbe ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë. HTH”.