Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, javën e kaluar i kishte dërguar ftesën e tretë me radhë kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti për takimin konsultativ për mandatimin e tij për formimin e Qeverisë.
Albin Kurti edhe këtë ftesë e kishte refuzuar me arsyetimin se nuk kishte mundësi që të takoheshin, si vijim Kurti kishte propozuar datën 6 janar 2020 për takim të mundshëm me Thaçin.
Në konferencën e fundit për 2019 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte dakorduar që takimi të mbahet më 6 janar dhe ka caktuar orën 15:00 të po të njëjtës datës.
Madje sot presidenti Thaçi i ka nisur letrën e katërt Kurtit që edhe në mënyrë zyrtare konfirmon takimin e paraparë me datën 6 janar në ora 15:00.
