Thaçi e Krasniqi sot dalin para prokurorëve të Speciales në Hagë

09.11.2020

Ditë më parë Gjykata Speciale ka njoftuar se Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi do të paraqiten për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Hashim Thaçit aktakuza nga Gjykata Speciale iu është konfirmuar me 26 tetor, 2020. Arrestimi i tij u bë nga Zyra e Prokurorit […]

Thaçi e Krasniqi sot dalin para prokurorëve të Speciales në Hagë Foto: GJykata Speciale

Ditë më parë Gjykata Speciale ka njoftuar se Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi do të paraqiten për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Hashim Thaçit aktakuza nga Gjykata Speciale iu është konfirmuar me 26 tetor, 2020.

Arrestimi i tij u bë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë po atë ditë.

Edhe Jakup Krasniqit aktakuza iu është konfirmuar më 26 tetor, 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor  dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Seanca e parë publike e Krasniqit do të mbahet në orën 11:00, ndërsa e Thaçit në ora 15:00. Të dyja mund të përcillen përmes transmetimit në internet.