Thaçi e Haradinaj të bashkuar në Berlin: Nuk ka draft-marrëveshje me Serbinë, Lugina do t’i takojë Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj kanë mbajtur një konferencë të përbashkët në Ambasadën e Kosovës në Gjermani, ku kanë thënë nuk ka një draft dokument ku Kosova është pajtuar me Serbinë për një marrëveshje

Thaçi ka thënë se nuk do të ketë dialog pa SHBA’të, ai përsëriti edhe njëherë se Presheva, Medvegja deh Bujanoci do të jenë pjesë e Kosovës.

“Me ne s’ka fol kërkush hala, unë e theksoj nuk ka dialog dhe negociata pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc kanë më kanë me Kosovën, krejt mirë ka mu kanë”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Metro.

Haradinaj ka thënë se nuk ka një draft marrëveshje me Serbinë, sipas tij Kosova i ka qëndrimet e veta dhe qëllimet e veta.

Kryeministri tha se së bashku me Thaçin do të jenë në nivel të përgjegjësive gjatë samitit të Berlinit.

“Nuk ka një draft apo dokument as të dakordum as të informuar paraprakisht, por ajo që është me rëndësi dhe e kemi thënë çdo herë Kosova i ka qëndrimet e veta, qëllimet e veta, besoj se sot do të jemi në nivel të përgjegjësive tona”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se Samiti i Berlinit do të nisë prej orës 16:00, ku pjesëmarrës do të jenë të gjithë liderët e Ballkanit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.