Thaçi: Dialogu është i dështuar dhe në favor të Serbisë nëse nuk vendoset në tavolinë njohja reciproke

02.11.2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka komentuar deklaratën e Isa Mustafës i cili ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është duke e humbur kuptimin. “Me sjelljet e Serbisë, në njërën anë dhe të BE-së, në anën tjetër, dialogu po e humb kuptimin. Sa po rrjedh koha, ai më shumë po shndërrohet në instrument të Serbisë […]

Thaçi: Dialogu është i dështuar dhe në favor të Serbisë nëse nuk vendoset në tavolinë njohja reciproke Foto: Ilustrim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka komentuar deklaratën e Isa Mustafës i cili ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është duke e humbur kuptimin.

“Me sjelljet e Serbisë, në njërën anë dhe të BE-së, në anën tjetër, dialogu po e humb kuptimin. Sa po rrjedh koha, ai më shumë po shndërrohet në instrument të Serbisë për të blerë kohë për ti vënë në harresë krimet e saj” ka shkruar Mustafa.

Ndërsa, Presidenti Thaçi tha se objektivi i dialogut me Serbinë është njohja reciproke.

“E kam theksuar edhe më herët; ky dialog ka vetëm një kuptim nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë. Përndryshe është krejt i pakuptimtë, i panevojshëm dhe i dështuar dhe është në favor të Serbisë, si i tillë që po zhvillohet” tha Thaçi.