Thaçi del para Gjykatës Speciale të hënën

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të dalë para Dhomave të Specializuara të hënën, 9 nëntor 2020.

Në njoftimin e Speciales, thuhet se Thaci do të dalë para Dhomave të Specializuara me datë 9 nëntor në ora 15:00.

Hashim Thaçit aktakuza nga Gjykata Speciale iu është konfirmuar me 26 tetor, 2020 ndërsa arrestimi i tij u bë me 5 nëntor po të njëjtit vit dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë në të njëjtën ditë.

Paraqitja e parë e Hashim Thaçit do të mbahet në seancë publike.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.