Thaçi dekreton Ligjin për Buxhetin, pret ekzekutimin e pagesave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka dekretuar Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e ka pranuar dje pasdite.

Ndër tjera Thaçi bënë të ditur se sa më parë të bëhet ekzekutimi i pagesave për qytetarët.

“E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë.

Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, por hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Ekzekutivi i vendit jam i bindur se do të gjejë hapësirë dhe mundësi për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit sektorialë. Por, prioritet dhe qëllim i përbashkët i të gjithë neve është lehtësimi i pasojave të pandemisë dhe menaxhimi sa më i mirë i kësaj situate” ka njoftuar Thaçi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.