Thaçi ateron në Tiranë, nesër në ora 20:00 flet për katër ditët e kaluara në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi ka bërë të ditur se sapo ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe se në mbrëmje do të arrij në Kosovë.

Thaçi gjithashtu ka bërë të ditur se nesër në ora 20:00 do të flet për katër ditët e kaluara në Hagë.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë!” ka shkruar Thaçi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.