Thaçi: Ata që përmenden thika e harta në Shtëpinë e Bardhë duhet t’i kërkojnë falje popullit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për marrëveshjet e fundit të nënshkruara në mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Thaçi ka thënë se ndihet i lumtur që pas përpjekjeve dhe punës së përbashkët me presidentin Trump, këto përpjekje kanë arritur të konkretizohen.

“Në të gjitha takimet që kam zhvilluar në këto katër vite me presidentin Trump, më ka folur për Kosovën si një vend i mrekullueshëm.
Ndihem i lumtur dhe krenar që pas përpjekjeve dhe punës së përbashkët për më tepër se 2 vite me administratën e presidentit Trump dhe përkushtimin e emisarit Grenell arritëm që në Shtëpinë e Bardhë të formalizohen këto përpjekje”.

Gjithashtu Presidenti Thaçi tha se u pa që në Shtëpinë e Bardhë s’kishte thika e harta për Kosovën, të cilat sipas tij janë përmendur shumë kohëve të fundit, ai iu referua indirekt ish-kryeministrit Kurti, Thaci ka thënë se duhet të kërkohet falje.

“U pa që nuk ka pasur thika në Shtëpinë e bardhë, nuk ka pasur harta, nuk ka ndarje të shtetit të Kosovës, por ka fuqizim”, është shprehur Thaçi.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

“Ata që kanë nxjerrë këto të rrejshme, i ftojë t’i kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës për injorancën e treguar. Ne mund të ecim përpara me filozofi politike shtetformuese, e jo me mentalilet tribal”, ka shtuar ai. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.