Dy ditë pas deklaratës së prokurorisë për dorëzim të aktakuzës nga Prokuroria e Gjykatës Speciale ndaj presidentit Thaçi dhe Veselit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar edhe një herë.

Fillimisht Thaçi ka publikuar një fotografi të emblemës së UÇK’së në cover-in e profilit të tij në Facebook.

Ndërsa sot Thaçi ka publikuar një fotografi të emblemës së UÇK’së, derisa, ka shkruar se askush nuk mund ta ndryshojë historinë e Kosovës, madje edhe në gjuhën angleze.