Tetori, muaji kur fillojnë të merren pagat me rritje!

02.02.2019

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se ekzekutimi i pagave pas miratimit të Ligjit për Paga do të bëhet atëherë siç përcaktohet me ligj. “Pagat me rritje pritet të dalin si janë të përcaktuara me ligj, prej kur ligji e përcakton atëherë edhe fillon ekzekutimi i pagave”. “Ne e kemi planifikuar që për këtë […]

Tetori, muaji kur fillojnë të merren pagat me rritje! Foto: Ilustrim

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se ekzekutimi i pagave pas miratimit të Ligjit për Paga do të bëhet atëherë siç përcaktohet me ligj.

“Pagat me rritje pritet të dalin si janë të përcaktuara me ligj, prej kur ligji e përcakton atëherë edhe fillon ekzekutimi i pagave”.

“Ne e kemi planifikuar që për këtë vit, ky ligj mund të ketë kosto shtesë buxhetore, nëse e shikojmë buxhetin me kujdes te masa e pagave vjen 616 milionë”.

Ky projektligj pritet të hyjë në fuqi në tetor të 2019’ës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur deputetja nga radhët e LDK’së, Hykmete Bajrami, transmeton Express.

“Kjo Qeveri po thotë se i rriti pagat, por tjetra kur të vjen le t’i bëj pagesat, sepse Ligji nuk hyn në fuqi mënjëherë, shih në foto. Ose thënë ndryshe kur të shkojmë në zgjedhje atyre që ju kanë rritë pagat, rritja u del gjatë fushatës”, ka shkruar Bajrami.

Në anën tjetër kryeministri Haradinaj ka shkruar: Urime Kosovë, 70 për qind të punonjësve u rriten pagat…!

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Ligji për Pagat do të vendos rregull në sistemin e pagave dhe se rreth 70 për qind të punonjësve në sektorin publik do të kenë rritjen më të madhe të pagave të tyre.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur ditë historike për punonjësit në sektorin publik.I pari i ekzekutivit tha se ky ligj do të vendosë rregull në sistemin e pagave. Derisa shtoi se me votimin e Ligjit për Pagat, rreth 70 përqind të punonjësve në sektorin publik po e përjetojnë rritjen më të madhe të pagave të tyre.