Testohen 12 punëtorë shëndetësorë në Spitalin e Prizrenit, rezultojnë negativ për COVID-19

Dymbëdhjetë punëtorëve shëndetësorë të Spitalit të Prizrenit, u është bërë testi i diagnostikimit për COVID 19 .

Rezultatet e tyre kanë dalë negativ, përjashtuar të një punëtori ndihmës, i cili ka dalë pozitiv.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu, tha se testet e punëtorëve shëndetësor të spitalit janë bërë dje.

“Ky është një lajm i mirë për shëndetësinë e Prizrenit”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

Sipas tij, këto rezultate tregojnë se mjekët e Spitalit të Prizrenit, janë treguar të kujdesshëm në ruajtjen e shëndetit të pacientëve, por edhe të tyre.

Spitali i Prizrenit është mobilizuar, pas shfaqjes së pandemisë.

Në këtë institucion shëndetësor, po trajtohen disa pacientë me virusin COVID 19.

Drejtori i Spitalit, Afrim Avdaj, tha se janë marrë të gjitha masat mbrojtjes .

“E gjithë stafi përdorë masat mbrojtëse”, tha Avdaj.

Përgjegjësia janë është të jemi në kontakt me pacientin me të gjitha pasojat eventuale”, shprehet ai.

Federata e Sindikatave të shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në regjionin e Prizrenit, deri më tash janë prekur nga koronavirusi dy punëtorë shëndetësor, kurse tetë janë vetizoluar.

RAPORTO