Testi për patent shoferë, pritet që së shpejti të jetë edhe në gjuhën turke.
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, priti në takim deputetët turq nga grupi parlamentar 6+, për t’ua dorëzuar mostrën e testimit teorik për patentë shoferë në gjuhën turke.
Ministri Lekaj theksoi se tashmë është përmbushur kërkesa e tyre kushtetuese dhe ligjore që të gjithë kandidatët e komunitetit turk t’i nënshtrohen testit në gjuhën e tyre.

Për punën e bërë në realizimin e kësaj kërkese të nevojshme për komunitetin që përfaqësojnë, në emër të grupit parlamentar 6+ nga radhët e komunitetit turk, ministrin Lekaj e falënderoi deputetja Muferra Sinik, njëherit edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, njofton Ministria e Infrastrukturës.
Të gjithë kandidatët që duan t’i nënshtrohen testit për patentë shoferë në gjuhën turke, paraprakisht duhet të parashtrojnë kërkesë pranë Njësisë së Patentë Shoferëve ku ata do të testohen.