Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Hykmete Bajrami ka paralajmëruar që testi i maturës do të mbahet në muajin qershor.
Bajrami më tutje ka theksuar se nëse testi mbahet, do të respektohen masat e duhura.
“Ne ende nuk kemi marr vendim dhe si Ministri e Arsimit nëse testi i maturës do të mbahet ose jo. Ju keni parë tani që rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të ministrisë së Shëndetësisë që gjendja dhe masat do të shkojnë duke u liruar dhe ka shumë gjasa që testi të mbahet në muajin qershor koonform vlerësimit të situatës me Covid-19”.
“…në qoftë se kemi përmirësim të gjendjes padyshim që testi do të mbahet, por mund të ndodh që të kemi një përkeqësim andaj ne po përgatitemi për skenar tjetër”, tha Bajrami, për Ekonomia Online.