Tërheqja e shtesave të fëmijëve, në platformën online mund të aplikojnë veç nënat, jo edhe baballarët

20.09.2021

Para disa dite në një konferencë për media, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë prezantuar prezantuar programin për pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë. Në fjalën e tij Murati ka bërë të ditur se qëllimi i këtyre masave janë fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri. Rrjedhimisht në […]

Tërheqja e shtesave të fëmijëve, në platformën online mund të aplikojnë veç nënat, jo edhe baballarët Foto: Ein Bundesbank-Mitarbeiuter hält am 12.11.2015 in der Zentrale der Bundesbank in Frankfurt am Main (Hessen) einen neuen 20-Euro-Schein gegen das Licht. Die Banknoten kommen ab dem 25. November 2015 in Umlauf. Foto: Frank Rumpenhorst/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++ |

Para disa dite në një konferencë për media, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë prezantuar prezantuar programin për pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë.

Në fjalën e tij Murati ka bërë të ditur se qëllimi i këtyre masave janë fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri.

Rrjedhimisht në bazë të programit pagesat do të ekzekutohen për lehonat mbi 18 vjeç që kanë lindur nga data 1 gusht, ku lehonat e papunësuara do të paguhen 6 muaj në vlerë të pagës minimale dhe të gjitha lehonat e punësuara do të marrin 3 muaj në vlerë të pagës minimale.

Ndërsa sa i përket shtesave për fëmijë nga data 1 shtator të gjithë fëmijët e grupmoshës 0-24 muaj që kanë lindur nga 1 janari 2021 do të marrin 20 euro në muaj, dhe fëmijët mbi 24 muaj deri në 16 vjeç do të marrin 10 euro në muaj.

Vendimi i qeverisë për tu dhënë shtesa familjeve që kanë fëmijë të vegjël prej 10 e 20 euro u ka hapur telashe familjeve. Në platformën online e-Kosova nuk mundë të aplikojnë baballarët por vetëm nënat.

E këto të fundit duhet të hapin llogari bankare ndërsa kostoja e mirëmbajtjes së saj është sa gjysma e shtesës që merr për një fëmijë.

Ndërsa rregullorja rreth vendimit për shtesat thotë se aplikimi nga babai ose nga kujdestari ligjor i fëmijës sipas pikës 4 të vendimit bëhet përmes postës elektronike.

“Mundësinë e aplikimit vetëm nga gjinia femërore e sheh të pakuptimtë një nënë. Nëse është vetëm për femra është e pakuptueshme”, tha për RTK’në, Mersia Kaja.

Një numër i prindërve kërkojnë që të bëhet zgjidhje për këto mangësi në aplikacion.