“Tërheqja e një pjese të Trustit në këtë kohë është domosdoshmëri”

21.06.2022

Tahiri ka thënë se Qeveria nuk ka ofruar alternativë përballë gjendjes sociale në vend. Ai i ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti deri në 30%. “Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë […]

“Tërheqja e një pjese të Trustit në këtë kohë është domosdoshmëri” Foto: Ilustrim

Tahiri ka thënë se Qeveria nuk ka ofruar alternativë përballë gjendjes sociale në vend.

Ai i ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti deri në 30%.

“Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prandaj i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe veçmas ata të mazhorancës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson një gjë të tillë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Gjithashtu, shefi i GP të PDK-së ka theksuar se kjo nuk është betejë politike, por domosdoshmëri konkrete dhe kërkesë e të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ndryshe, projektligjin që mundëson tërheqjen e disa mjeteve nga Trusti e ka propozuar deputeti i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu.