Tërheqja e mjeteve nga Trusti, Kurti: Është absurde, nuk është zgjidhje

01.06.2022

Kurti ka thënë se kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti nuk është zgjidhje. Po ashtu, sipas kryeministri Kurti kjo kërkesë nuk është e përgjegjshme. “Ajo nuk është zgjidhje. Kur e kemi kundërshtuar 10% e Trustit e kemi ditë që do të vijë kjo ditë. Kjo nuk është e përgjegjshme. Nuk e di se në […]

Tërheqja e mjeteve nga Trusti, Kurti: Është absurde, nuk është zgjidhje Foto: Ilustrim

Kurti ka thënë se kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti nuk është zgjidhje.

Po ashtu, sipas kryeministri Kurti kjo kërkesë nuk është e përgjegjshme.

“Ajo nuk është zgjidhje. Kur e kemi kundërshtuar 10% e Trustit e kemi ditë që do të vijë kjo ditë. Kjo nuk është e përgjegjshme. Nuk e di se në çfarë teorie bëjnë kërkesa të tilla. Kjo është absurde.

Ne jemi brezi i parë që do të kemi një pleqëri të dinjitetshme dhe tash kërkojnë një tërheqje të trustit në mënyrë irracionale”, ka thënë Kurti

I pari i Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se luftimi i inflacionit si dhe luftimi i ngritjes së çmimeve të shportës së konsumatorëve luftohet më së miri duke u bërë qasja e gjithmbarshme ku ne ju ndihmojmë qytetarëve me skemë sociale e jo duke u thënë atyre që do të mund ti tërheqin kursimet pensionale nga Trusti.