Tërheqja e 30% të Trustit, Kurti: Edhe FMN-ja tha që kjo s’është zgjidhje
Kryeministri Kurti ka thënë se ky propozim për tërheqjen e mjeteve deri në 30% nga Trusti, nuk është zgjidhje. Po ashtu, ai ka shtuar se edhe më herët kur ishin në opozitë në vitin 2020 edhe në 2021 kur ishin në qeveri – edhe tani se me Pakon e Ringjalljes Ekonomike e zbusin krizën. “Ne […]
Kryeministri Kurti ka thënë se ky propozim për tërheqjen e mjeteve deri në 30% nga Trusti, nuk është zgjidhje.
Po ashtu, ai ka shtuar se edhe më herët kur ishin në opozitë në vitin 2020 edhe në 2021 kur ishin në qeveri – edhe tani se me Pakon e Ringjalljes Ekonomike e zbusin krizën.
“Ne e kemi thënë edhe shumë më herët kur ishim në opozitë në vitin 2020 edhe në 2021 kur ishim qeveri – edhe tani, se me Pakon e Ringjalljes Ekonomike ne zbusim krizën, e cila për shkak se ka edhe faktorë më të mëdhenj sesa në vendin tonë, nuk është e eliminueshme menjëherë”.
I pari i qeverisë ka theksuar se nuk konsiderojnë që duke u marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm, do të mund të zgjidhjes problemi.
“E kemi parë që edhe dy ekspertë të njohur të Fondit Monetar Ndërkombëtar, e kanë dhënë vlerësimin e tyre se si një zgjidhje e tillë – nuk është zgjidhje”, tha Kurti.