Tërheqja e 10% të Trustit vitin e kaluar, Murati: Ka qenë politikë e pandërgjegjshme
- 30.04.2022
- 0 komente
Ministri i Financave, Hekuran Murati, doli në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ku u morën disa vendime, duke thënë se synimi i kësaj qeverie është që të ketë rritje të mbështetjes për qytetarët.

Murati tha se në tremujorin e parë të këtij viti të hyrat kanë qenë 20 përqind më të larta sesa në vitin paraprak, ndërsa i pyetur për kërkesën e tërheqjes së 30 përqind të mjeteve nga Trusti, Murati tha se ndikimi do të ishte negativ në ekonomi.
Ai ka shtuar se efekti i tërheqjes së parë do të vërehet në financat publike, sepse sipas tij kanë lënë një gropë prej 110 milionë euro për ta paguar rimbursimin.
“Efekti i tërheqjes së parë do të vërehet në financat publike, sepse na kanë lënë një gropë prej 110 milionë euro për ta paguar rimbursimin. Tani në vend se të bëjmë politika fiskale me paret që i mbledhim në buxhet, të bëjmë politika të reja për t’i mbështetur qytetarët apo të rrisim pensionet, apo ti rrisim mbështetjet për familjet me asistencë sociale, duhet që 110 milionë euro me i marrë prej buxhetit, për ti rimbursuar ata që i kanë tërheq mjetet në vitin 2020. Këso politike e pandërgjegjshme ka qenë atëherë”, u shpreh Murati.
o vagabon hekuran murati kujt i dhat ju 100 euro puntorve sektorit publik pra vetit po puntoret privat nuk jan te kosoves po mir e ke beji te fala edhe albinit e vjoses ne ju prunum aty ku jeni sot por do rrzohi keq dita dites me keq se kta tjeret dhe mos pritni ma qe ka me udhheq nakush kosoven se me hajna vagabonda smbahet shteti ktu pas juve tjeter nacionalitet do udheq te jeni te bindur te gjitj pozit e opozit lapera jeni tek e fundit pare tona jan te trustit ka shum qe as ather as tash nuk po perfitoin nga kjo si pe quani ju ndihm ekonomike a faktikisht shteti po perfiton prei puntorit privat o kloshar