Tërheqja e 10%-it, ata që kanë aplikuar prej 11-17 dhjetor, paratë dalin më 23 dhjetor

18.12.2020

Fondi i Kursimeve Pensionale ka dal me datë të saktë se kur do të mund t’i tërheqin paratë kontributdhënësit që kanë aplikuar për tërheqje të kursimeve. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trusti ka bërë me dije se për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, pagesat do të ekzekutohen më […]

Tërheqja e 10%-it, ata që kanë aplikuar prej 11-17 dhjetor, paratë dalin më 23 dhjetor Foto: SuharekaOnline

Fondi i Kursimeve Pensionale ka dal me datë të saktë se kur do të mund t’i tërheqin paratë kontributdhënësit që kanë aplikuar për tërheqje të kursimeve.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trusti ka bërë me dije se për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, pagesat do të ekzekutohen më 23 dhjetor.

“Të nderuar kontribuues,për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10%-shit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020”, thuhet në njoftim./Express