Përveq Plazma, mijëra pije energjike Golden Eagle dhe Red Bull planifikohen të blihen me pare të shtetit

20.01.2019

Agjencia Qendrore e Prokurimit në tenderin publik përveçse ka kërkuar blerjen e produkteve nga Serbia duke favorizuar produktet serbe karshi atyre vendore ka kërkuar të blejë edhe 4 mijë e 878 pije energjike. Prej tyre 2 mijë e 751 pije janë të prodhuesit vendor “Golden Eagle” nga Suhareka, ndërsa 2 mijë e 127 të brendit […]

Përveq Plazma, mijëra pije energjike Golden Eagle dhe Red Bull planifikohen të blihen me pare të shtetit Foto: Ilustrim

Agjencia Qendrore e Prokurimit në tenderin publik përveçse ka kërkuar blerjen e produkteve nga Serbia duke favorizuar produktet serbe karshi atyre vendore ka kërkuar të blejë edhe 4 mijë e 878 pije energjike.

Prej tyre 2 mijë e 751 pije janë të prodhuesit vendor “Golden Eagle” nga Suhareka, ndërsa 2 mijë e 127 të brendit austriak “Red Bull”.

Këto pije energjike do të blihen për nevojat e institucioneve në emër të të cilave kryen blerjet.

Lista e produkteve dhe sasia që synon të blejë Agjencia e Prokurimit përmes 23,5 milionë euro

Blerja e këtyre produkteve të huaja përmes këtij tenderi publik ka ngjallur reagime të shumta nga institucionet dhe prodhuesit vendor.

Lidhur me skandalin e këtij tenderi ku kërkohet blerja e produkteve serbe si ‘Plazma’, ‘Euro-krem’ e ‘Argeta’, ka reaguar edhe i pari i qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se do të thirren në përgjegjësi disiplinore dhe penale personat përgjegjës për këtë skandal.

“Sot, në media jam njoftuar për tenderin e shpallur nga AQP, e që mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik. Tashmë kemi kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi”, ka shkruar Haradinaj.