Tenderi 5 milionë euro, Blerim Kuçi përmend edhe shqyrtimin e largimit nga Qeveria dhe lëshon debatin

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientin, Blerim Kuçi sonte ishte i ftuar në RTV Dukagjini u sqarua për tenderin në vlerë prej 5 milionë euro, të cilin e fitoi kompania ku Kuçi është pronar.

Kuçi ka thënë se këtë tender e ka fituar gjatë kohës kur nuk ka qenë as deputet dhe as ministër.

Madje këtë tender thotë se e fitoi në kohën kur kryeministër ka qenë Albin Kurti.

Me të shtjerrur debatin për tenderin 5 milionësh Kuçi ka lëshur studion ku pak para largimit të tij, tha se nëse Agjencioni Kundër Korrupsionit vërteton se tenderi 5 milionësh ka konflikt interesi, atëherë ai do ta shqyrtojë mbajtjen e pozitës së ministrit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.