Temperaturat e larta, MSh apelon për kujdes ndaj fëmijëve

19.07.2023

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar për kujdes ndaj fëmijëve për shkak të temperaturave të larta në vend. Nga kjo ministri po bëjnë thirrje që foshnjat deri në gjashtë muaj të mos ekspozohen në diell, ndërsa te grupmoshat tjera të përdoret vazhdimisht kapela me strehë te gjerë. Rekomandohet që fëmijët të vishen me rroba të gjera […]

Temperaturat e larta, MSh apelon për kujdes ndaj fëmijëve Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar për kujdes ndaj fëmijëve për shkak të temperaturave të larta në vend.

Nga kjo ministri po bëjnë thirrje që foshnjat deri në gjashtë muaj të mos ekspozohen në diell, ndërsa te grupmoshat tjera të përdoret vazhdimisht kapela me strehë te gjerë.

Rekomandohet që fëmijët të vishen me rroba të gjera dhe të lehta, t’iu ofrohet ujë vazhdimisht dhe të pastrohen rregullisht.

Më poshtë këshillat e MSh-së:

Ministri Vitia vizitoi Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji, gjatë këtij viti janë shtuar kërkesat e qytetarëve për të marrë shërbime

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia në kuadër të vizitave në klinikat e ndryshme në QKUK, ka vizituar Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji.

Nga drejtoresha e kësaj klinike, Dr Fitore Komoni, Ministri Vitia u njoftua se në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji janë shtuar kërkesat e qytetarëve për të marrë shërbime. Sipas raportit të punës, përgjatë 6 mujave të parë të këtij viti, janë realizuar 1 mijë e 33 gastroskopi dhe 709 kolonoskopi.

Ministri Vitia tha se Ministria e Shëndetësisë mbetet e angazhuar që të krijojë parakushte sa më të favorshme për qytetarët që marrin shërbime në institucionet publike. Ai kërkoi nga stafi udhëheqës që t’i adresojnë të gjitha kërkesat të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, sidomos në rastet kur kërkesat për diagnostikim dhe trajtim të pacientëve janë më të shpeshta.

Zyra për Komunikim me Publikun