Temperatura të ulëta në ditën e zgjedhjeve, Tahirsylaj tregon kur ndryshon moti

14.02.2021

Sot Kosova ndodhet në zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre. Por moti ka ndryshuar, ku vazhdimisht pothuajse në tërë territorin e Kosovës ka reshje bore dhe si pasojë disa qytetarë nuk kanë mundësi të votojnë. Profesori Sylë Tahirsylaj ka […]

Temperatura të ulëta në ditën e zgjedhjeve, Tahirsylaj tregon kur ndryshon moti Foto: Ilustrim

Sot Kosova ndodhet në zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Por moti ka ndryshuar, ku vazhdimisht pothuajse në tërë territorin e Kosovës ka reshje bore dhe si pasojë disa qytetarë nuk kanë mundësi të votojnë.

Profesori Sylë Tahirsylaj ka thënë se temperaturat janë luhatur nga minus 10 gradë.

“Temperaturat e ulëta kanë arritë në vendin tonë.  Kemi të bëjmë me temperatura të ulëta dhe reshje të dobëta të borës, sonte është luhatë nga minus 10 deri në minus 8 gradë.

Momentalisht është minus 7.8 gradë, është temperaturë e ulët dhe ka probleme në komunikacion”, ka thënë ai për GazetënExpress.

“Kripa që hidhet për të shkrirë akullin shkon deri në minus 12, mbi të nuk ka kurrfarë efekti, duhet të përdoren masat të tjera.

Do të ndërpriten sot reshjet sporadike, nga e mërkura do të ngritën temperaturat”, ka thënë ai.