Telekomi i Kosovës ‘VALA’ përfundimisht e largoi kodin telefonik +377

Telekomi i Kosovës deri më tani kodin telefonik e kishte +377 i cili i përkiste shtetit të Monakos, por sot ‘VALA’ zyrtarisht e ka larguar nga përdorimi këtë kod, tani kodi i ri telefonik është +383.
Kjo është bërë e ditur përmes disa mesazheve që “Vala” i ka dërguar konsumatorëve.
“Konsumator i nderuar, Kodi i vjeter +377 tash e tutje nuk është funksional. Ju lutem ta përdorin kodin e ri shtetëror +383. Vala është e Kosovës”, thuhet në këtë mesazh dërguar konsumtarorëve, transmenton RTK.
Kujtojmë se “Vala”, ishte dënuar me 10 mijë euro gjobë për vonesat në largimin e kodit të vjetër telefonik.
Kodi +377 i përkiste shtetit të Monakos.
Tani kodi telefonik +383 është kodi më i ri i Kosovës, dhe tani qdo numër telefonik i Valë-s duhet ta përdorë këtë kod +383.