Viti i ri shkollor ka filluar me tekste të reja shkollor, por këto tekste nuk duken të rregulluara siç duhet në përmbajtje dhe teknikë.

Në tekstet e reja shkollore të botuara këtë vit nxënësit dhe mësimdhënësit po hasin në shumë gabime teknike dhe përmbajtësore.

Mësimdhënësit edhe pse po identifikojnë gabimet teknike e përmbajtësore ata nuk dëshirojnë të deklarohen para mikrofonit, por njohësit e çështjeve të arsimit pohuan se keq-menaxhimi i konkorusit ka ardhur deri tek ky rezultat.

Ndërsa zyrtarët e Ministrisë së Arsimit, thonë se këtë vit tekstet janë në pilotim dhe se do të rishikohen pas një viti.

Gabimet e identifikuara në tekstet e reja shkollore, përmbajtja në disa raste është e komplikuar, së paku kështu kanë thënë mësimdhënësit.

Në disa shkolla të mesme të ulëta, mësimdhënësit kanë thënë për Radio Kosovën se kanë evidentuar gabime në tekste të Fizikës, Kimisë, Gjuhës Shqipe dhe në disa lëndë të tjera, por nuk kanë pranuar të flasin para mikrofonit. Për këto probleme, Rinor Qehaja, nga Instituti Edguar, tha për Radion tonë se këto gabime janë ripërsëritur sikurse viteve të kaluara. Ai tha se nga takimet që kanë pasur nëpër shkolla, kanë vërejtur se gabimet janë të natyrave faktike, gjuhësore e sociale, pothuajse në të gjitha tekstet shkollore.

Kujtojmë se nga Këshilli i Ekspertëve për programe dhe Tekste Shkollore muaj më parë, kishin dhënë dorëheqje dy anëtarë me arsyetimin se procesi kishte qenë i montuar dhe kishte pasur favorizime të një shtëpi botuese.

Ndryshe tekstet e reja shkollore u botuan pas fillimit të zbatimit të kurrikulës së re.