Të shtunën më ftohtë, mundësi edhe për reshje bore në mëngjes

Të shtunën më ftohtë, mundësi edhe për reshje bore në mëngjes
Herolind Bytyçi

16.04.2021 / Lajme

Ditëve të fundjavës, pas një pushimi nga reshjet gjatë dy ditëve të fundit, sërish priten të reshura. Ditën e shtunë më ftohtë me reshje shiu e bore, e përgjatë viseve kodrinoro-malore me borë. Të dielen reshjet mbeten më shumë si mundësi përreth viseve malore.

Ditëve të para të javës së ardhshme, të reshurat mbeten prezente mbi vend, më shumë ditën e hënë, e të martën e mërkurën më shumë të karakterit lokal. Në pjesën e dytë të javës temperaturat shënojnë rritje përreth vlerave mesatare, e në fundjavën e ardhsme me tendencë të rritjes edhe deri në 20C.

Cilësia e ajrit në ditët e fundjavës do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira. Vetëm gjatë periudhave më të zgjatura të qetësisë, mund të kaloj në vlera mesatare apo shkurtimisht edhe të dobëta.

17.04 – Më ftohtë, vranët, orëve të mëngjesit me reshje të përziera shiu dhe bore. Ditën kryesisht me reshje shiu, që vende-vende vazhdojnë edhe në mbrëmje. Në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.

18.04 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta orëve të paradites. Orëve të pasdites përreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta lokalre shiu.

RAPORTO