Të shtunën mbahet Testi i Maturës, mundësia e dytë për maturantët
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin. Këtë vit, rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 68.43 përqind. Prej këtij rezultati, 68.36 përqind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 69.47 […]
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.
Këtë vit, rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 68.43 përqind. Prej këtij rezultati, 68.36 përqind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 69.47 përqind në mësimin në gjuhën boshnjake dhe 74.77 përqind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën turke.
Rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkolla.
Provimi i mbajtur më 26 qershor, është organizuar në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 177 qendra të testimit.
Të gjithë ata maturantë të cilët nuk kanë mundur të kalojnë Testin e Maturës në afatin e parë, të njëjtit e kanë edhe një afat të dytë.
Maturantët që nuk e kanë kaluar këtë test, më 28 gusht 2021 (e shtunë), do të mbahet afati i dytë i Testit të Maturës.