Të rinjtë e Suharekës gëzojnë shumë familje në fundvit

28.12.2018

Festat e fundvitit jo të gjithë e presin me buzëqeshje në fytyrë. Ka shumë njerëz iu duhet ndihmë edhe për nevojat elementare.  Për të ia rikthyer buzëqeshjen këtyre njerëzve duhet të bëhemi bashkë. Këtë gjë e kanë bërë të Rinjët e Komunës së Suharekës. Ata kanë shpërndarë dhurata të ndryshme për njerëzit në nevojë, si […]

Të rinjtë e Suharekës gëzojnë shumë familje në fundvit Foto: Ilustrim

Festat e fundvitit jo të gjithë e presin me buzëqeshje në fytyrë. Ka shumë njerëz iu duhet ndihmë edhe për nevojat elementare. 

Për të ia rikthyer buzëqeshjen këtyre njerëzve duhet të bëhemi bashkë. Këtë gjë e kanë bërë të Rinjët e Komunës së Suharekës.

Ata kanë shpërndarë dhurata të ndryshme për njerëzit në nevojë, si pako ushqimore, veshmbathje dhe gjëra elementare për mbi 60 familje.

Rreth kësaj nisme është shprehur edhe kryetari Muharremaj i cila tha se është shumë i lumtur që ishte bashkë me rininë e qytetit.

“Jam krenar që i përfaqësoj qytetarët e Therandës. Ata janë punëtor dhe human në shpirt. Të rinjët më kanë dhënë shumë emocione me këto aktivitete, të cilat do ti gëzojnë shumë familje me ndihmën e cila tregon vedijen e lartë për shoqërinë tonë.Ju lumtë !”, shkroi Bali Muharremaj në Facebookin e tij.

Aksioni do të vazhdoj edhe ditët në vijim derisa të ju kthehet buzëqeshja familjeve në nevojë.