Të Rinjët e Qytetit gëzojnë mbi 60 familje për festat e fundvitit
Aksioni humanitar i të Rinjëve të Qytetit ka përfunduar me sukses mbledhjen dhe shprëndarjen e mjeteve dhe veshmbathjeve për mbi 60 familjet në nevojë. Brenda dy ditëve të Rinjët e qytetit kanë mbledhur mjete financiare, veshmbathje dhe pako ushqimore nga qytetarë dhe biznese të qytetit. Patriot Berisha organizator i aksionit e ka vlerësuar kontributin e…
Aksioni humanitar i të Rinjëve të Qytetit ka përfunduar me sukses mbledhjen dhe shprëndarjen e mjeteve dhe veshmbathjeve për mbi 60 familjet në nevojë.
Brenda dy ditëve të Rinjët e qytetit kanë mbledhur mjete financiare, veshmbathje dhe pako ushqimore nga qytetarë dhe biznese të qytetit.
Patriot Berisha organizator i aksionit e ka vlerësuar kontributin e qytetarëve për familjet në nevojë duke falënderuar qytetarët dhe bizneset për përkrahjen gjatë këtij aksioni. Sipas tij deri më tani janë mbledhur një shumë e konsiderueshme e mjeteve finaciare, miell, veshmbathje, pako ushqimore etj.
Gjatë këtyre ditëve me pakot e grumbulluara janë ndihmuar mbi 60 familje në nevojë në Komunën e Suharekës para fundvitit tha Berisha.