Të premtën parashikohet të ketë rrebeshe shiu dhe breshër

05.08.2021

Për të Premten parashikohet të mbajë mot me alternime vranësirash dhe kthjellimesh, ku pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, duke filluar që nga orët e mëngjesit. Nuk përjashtohet mundësia për breshër. Era do të fryjë nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej […]

Të premtën parashikohet të ketë rrebeshe shiu dhe breshër Foto: Ilustrim

Për të Premten parashikohet të mbajë mot me alternime vranësirash dhe kthjellimesh, ku pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, duke filluar që nga orët e mëngjesit.

Nuk përjashtohet mundësia për breshër. Era do të fryjë nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, ku minimalet do të luhaten prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29°C.