Të premten në ora 10:00 seanca për transformimin e FSK në Ushtri

10.12.2018

Në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës e cila do të zhvillohet në datën 14/12/2018 në orën 10:00, po ashtu në rend dite do të jenë 3 projektligje të cilat do të shqyrtohen: 1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, […]

Të premten në ora 10:00 seanca për transformimin e FSK në Ushtri Foto: Ilustrim

Në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës e cila do të zhvillohet në datën 14/12/2018 në orën 10:00, po ashtu në rend dite do të jenë 3 projektligje të cilat do të shqyrtohen: 1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, 2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, 3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kurse 3 projektligjet të cilat mundësojnë transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, të cilat në lexim të parë janë miratuar në Kuvendin e Kosovës, me datën 18 tetor 2018, ndërsa zyrtarët e NATO-s u shprehen se jemi kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, por Kosova ka marrë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ecjen para me formimin e ushtrisë.

Këto pak ditë që kanë mbetur deri me datën e votimit të transformimit të FSK-së në Ushtri, Ushtria Amerikane si donacion i ka dhururar shtetit të Kosovës 24 automjete ushtarake “Humvee”, e cila shihet qartë se SHBA përkrah transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.