Të premtën mot i vranët dhe me reshje shiu

Të premtën mot i vranët dhe me reshje shiu
Taulant Krasniqi

22.04.2021 / Lajme

Pas intervaleve me diell ditëve të fundit dhe të enjten, në ditët e ardhshme mbi vendin tonë sërish pritet të rikthehen vransirat dhe të reshurat e shiut, megjithëse me intenzitet të dobët, derisa temperaturat do të pësojnë rënie nga dita e premte.

Nesër në mëngjes pritet të ketë reshje të dobëta shiu. Ditën kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, cilësia e ajrit mbetet në përgjithësi në vlera të pranueshme dhe mesatare, vetëm në kushte qetësie vende-vende shkurtimisht mund të kaloj edhe në të dobëta.

RAPORTO