Të premtën më 30 gusht mbahet testi i maturës të afatit të dytë

Të premtën më 30 gusht mbahet testi i maturës të afatit të dytë
Çlirim Gashi

28.08.2019 / Lajme

Të premtën me datën 30 gusht në Kosovë fillon testi i Maturës Shtetërore 2019, pjesa e parë e afatit të dytë, ku këto data janë përzgjedhur me short.

Është shansi i dytë dhe i fundit që kanë për këtë vit maturantët dhe kandidatët që iu nënshtruan provimit shtetëror të maturës, që nuk arritën të kalojnë testin në afatin e parë.

Dikush nuk mësoi sa duhet ,dikush thotë se pati stres dhe kjo bëri që të dështojnë në afatin e parë.

Megjithatë ka edhe arsye të tjera pse të rinjtë i nënshtrohen në afat të dytë këtij procesi.

Sidoqoftë këta  thonë se vlera e këtij provimi është shumë e madhe.

Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e testit të maturës të afatit të dytë, ku hyjnë edhe përpilimi i pyetjeve dhe lidhja e kontratave me administratorët e testit.

Për të shmangur çdo formë të kopjimit gjatë testit të maturës, komisioni ka marrë vendim që për nxënësit dhe për administruesit e testit të ndalohet posedimi i telefonit gjatë ditës kur do të mbahet testi.

Në rast se gjatë ditës së testit, nxënësit apo administratorët do të zihen me telefon apo duke tentuar të manipulojnë do të ketë ndëshkime.

MASHT me të gjithë administratorët ka bërë kontrata përmes të cilave iu ka bërë e qartë atyre se nëse do të keqpërdorin detyrën do të humbin të drejtën për administrim të çfarëdo lloj testi në të ardhmen.

RAPORTO