Të premtën hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti

08.12.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën e përbashkët me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, Sokol Havolli, zëvendësguvernator në BQK, lidhur me zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ka thënë se kanë nisur punimet lidhur me zbatimin e saj. Hoti tha se Trusti ka njoftuar se janë gati për lansimin e faqes online, lidhur me […]

Të premtën hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën e përbashkët me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, Sokol Havolli, zëvendësguvernator në BQK, lidhur me zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ka thënë se kanë nisur punimet lidhur me zbatimin e saj.

Hoti tha se Trusti ka njoftuar se janë gati për lansimin e faqes online, lidhur me tërheqjen e 10 për qindëshit. 

“Të premten në orën 15:00 hapet sistemi online për të tërhequr të hollat nga Trusti”, tha Hoti.

“Ligji ka dal në Gazetën Zyrtare dhe ligjërisht këto institucione veçse mund të fillojnë punën siç parashikohet në Ligj. Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe janë ndarë informacionet në mes të këtyre dy institucioneve, është pagatitur sistemi është hapur ueb faqja dhe të premten në orën 15:00 hapet sistemi për qytetarët për të aplikuar për tërheqjen e këtyre kursimeve”, ka thënë ai.