Të premten betohen ushtarët e rinj të Kosovës

19.05.2022

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se këtë të premte do të zhvillohet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ceremonia parashihet të nis në ora 10:00, në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj. Njoftimi i plotë: Ftohen përfaqësuesit e mediave që të përcjellin […]

Të premten betohen ushtarët e rinj të Kosovës

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se këtë të premte do të zhvillohet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia parashihet të nis në ora 10:00, në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj.

Njoftimi i plotë:

Ftohen përfaqësuesit e mediave që të përcjellin aktivitetin e ceremonisë së betimit të ushtarëve të rijnë FSK-së, me 20.05.2022 (ditë e premte), duke filluar nga ora 10:00, në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj.

Të pranishëm në ceremoni do të jenë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendëskomandanti i FSK-së, Gjeneral major, Enver Cikaqi, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë të lartë FSK-së, drejtues komunalë, familjarë dhe të ftuar të tjerë.

Etiketat

Ofertat e fundit