Të pakënaqur me masat e reja, gastronomët nesër protestojnë para Qeverisë

23.10.2021

Kllokoqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se protesta parashihet të mbahet në orën 21:30. Sipas tij kjo protestë do të bëhet me makina e sirena. “Nesër, e diele, ora 21:30, ftoj të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë, duke i marrë automjetet tuaja për të protestuar kundër masave të reja, me sirena!!”, […]

Të pakënaqur me masat e reja, gastronomët nesër protestojnë para Qeverisë

Kllokoqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se protesta parashihet të mbahet në orën 21:30. Sipas tij kjo protestë do të bëhet me makina e sirena.

“Nesër, e diele, ora 21:30, ftoj të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë, duke i marrë automjetet tuaja për të protestuar kundër masave të reja, me sirena!!”, ka shkruar ai në Facebook.

Edhe shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kundërshtuar masat e reja kundër COVID-19. Sipas kësaj shoqate nuk është hera e parë që ky lloj i masave të mirret nga Qeveria e Kosovës.

Ky model është marrë edhe në Qeverinë e kaluar, i cili është dëshmuar se ishte i pakuptimtë dhe jo efektiv. Kërkesat tona kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

LEXO EDHE:  SBASHK-u: Takimi me Nagavcin pa rezultate, protesta e paralajmruar për nesër do të mbahet

Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?! Rrjedhimisht, ftojmë të gjithë anëtarët e SHGK-së, që të marrin pjesë në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit, të hënën me dt. 25/10/2021 pranë Hotel Sirius në ora 14:00!

Etiketat