Të pa interesuar për legalizimin e armëve qytetarët e Kosovës

  • 29.12.2018
Të pa interesuar për legalizimin e armëve qytetarët e Kosovës

Siç e dimë këtë muaj filloi fushata 6 mujore për legalizim të armëve të vogla dhe të lehta, të cilat i posedojnë pa leje qytetarët e Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme e ka marrur këtë iniciativ, por qytetarëve të Kosovës nuk u intereson kjo fushatë për legalizim të armëve.

Ministri, Ekrem Mustafa e dha vendimin e këtij dikasteri gjatë kësaj periudhe është pezulluar zbatimi i nenit 374, të Kodit Penal, i cili, në paragrafin një, parasheh gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose dënim me burg deri në pesë vjet për armëmbajtje pa leje. Aty parashihet edhe dënim 2 deri në 10 vjet burg, për posedim ilegal të katër ose më shumë armëve ose më shumë se 400 fishekëve.


Sipas të dhënave të kësaj ministrie, numri i armëve ilegale në posedim të qytetarëve llogaritet të jetë rreth 260 mijë sosh. Me këtë fushatë, sipas udhëheqësit të Divizionit për Armë, Municion dhe Eksploziv në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Destan Mustafa, synohet vetëdijesimi i qytetarëve për rëndësinë e legalizimit të armës, kontrolli dhe rritja e sigurisë.

“Ne besojmë shumë që secila armë që është e regjistruar do të trajtohet më me seriozitet nga qytetarët dhe normalisht ne do të kemi kontrollin mbi to, sepse do të bëhet balistika e tyre, do të merren shenjat, do të shenjëzohet dhe sigurisht kështu paraqet më shumë siguri,” thotë Mustafa.

Afër 50 mijë, është numri i përgjithshëm i armëve legale në posedim të qytetarëve, sipas Destan Mustafës. Zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, thotë se rreth 22 mijë prej tyre janë me leje të Republikës së Kosovës, ndërsa shton se edhe 25 mijë armë të tjera që kanë pasur leje nga ish-administrata e UNMIK-ut, po i nënshtrohen procesit të legalizimit.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë