Të mërkurën priten reshje lokale shiu, në vise malore reshje bore

08.12.2020

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë […]

Të mërkurën priten reshje lokale shiu, në vise malore reshje bore Foto: Ilustrim

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.