Të mërkurën mot i vranët dhe me reshje shiu

06.04.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. IHMK-ja ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Të enjten parashihet të mbajë […]

Të mërkurën mot i vranët dhe me reshje shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

IHMK-ja ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.