Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik ka parashikuar se të martën do të ndodhin vërshime në Kosovë për shkak të të reshurave të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim.
Sipas njoftimit të IHMK vërshimet do të paraqiten me datën 14.05.2019, dhe do përfshijnë pjesën perëndimore, jugore dhe veriore te Kosovës.
Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme.
Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe jugore e vendit.

Reshjet e mëdha të shiut kanë vërshuar vitin e kaluar Komunën e Suharekës.
Gjendja ishte e jashtëzakonshme, pasi që, shumë shtëpi e objekte janë përmbysur nga shiu, duke përfshirë këtu edhe vet objektin e komunës së Suharekës.
Qyteti dhe shumë fshatra vitin e kaluan nën ankth nga vërshimet. Megjithatë ishim me fat që humbjet i patëm vetëm materiale.
Për tu dalë në ndihmë qytetarëve të Suharekës, janë parë në terren edhe ekipe emergjente nga komuna dhe zyrtarët policor.