Të martën nuk u regjistrua asnjë rast me COVID-19, mbesin edhe 6 raste aktive

16.11.2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 6 raste aktive me coronavirus. Ministria bën të ditur se në 24 orët e kaluara nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19. Sipas Ministrisë në këtë periudhë raportuese janë shëruar 3 persona. Nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,202 persona. Ndërkaq, nga […]

Të martën nuk u regjistrua asnjë rast me COVID-19, mbesin edhe 6 raste aktive Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 6 raste aktive me coronavirus.

Ministria bën të ditur se në 24 orët e kaluara nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19.

Sipas Ministrisë në këtë periudhë raportuese janë shëruar 3 persona.

Nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,202 persona.

Ndërkaq, nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1,836,725 doza të vaksinimit.