08.11.2019, 16:50

Të martën nënshkruhet marrëveshja për qeverinë e re LDK-LVV

Tashmë kanë përfunduar takimet mes dy grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së për harmonizim të programit qeverisës e të martën këto dy subjekte politike do ta nënshkruajnë marrëveshjen për formimin e qeverisë së re.

Kështu bëjnë të ditur burimet të Insajderit, kjo marrëveshje po arrihet pas gjashtë takimeve që kanë ndodhur deri tani mes grupeve punues të të dyja partive.

Mbrëmë ka qenë takimi i fundit i cili është mbajtur, dhe në takim është diskutuar për pjesën programore të marrëveshjes. Takimet e radhës, u njoftuan se do të jenë në nivel liderësh.

Deri tani, dihet se Qeveria e re do të ketë gjithsej 12 ministri, ende nuk dihen saktë se si do të jetë ndarja e ministrive mes dy partive, e as emrat konkretë.

LEXO EDHE:  Vazhdon rinumërimi i vendvotimeve, deri më tani janë rinumëruar 364 të tilla

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur të sigurojë 32 ulëse në Kuvendin e Kosovës, teksa Lidhja Demokratike 29.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.